E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj-Bode perplasje per borxhin dhe taksat

Ministria i Financave Ridvan Bode dhe paraardhesi i tij ne kohen e qeverisjes se PS Arben Malaj kane debatuar gjate dje ne lidhje me projektbuxhetin e vitit 2011 duke nxjerre ne pah te mirat dhe defektet e tij.


Ne fjalen e tij Malaj analizoi treguesit kryesore te buxhetit duke u ndalur tek sektoret e shendetesise dhe arsimit ku deklaroi se qeveria ka deshtuar ne reformimin e tyre edhe pse me pare ishin shpallur prioritete te qeverisjes qe ne vitin 2005. Nderkohe Bode ka akuzuar socialistet se ne kohen e tyre borxhi publik ishte i larte ndersa tani eshte ulur.


Borxhi


Sipas Malajt ne vitet ne vijim Shqiperia do te perballet me nje rritje te metejshme te shpenzimeve per interesat e borxhit. Duke bere nje panorame te zhvillimeve te pritshme ne kete tregues si dhe te parashikimeve te FMN-se ish-kreu i Financave tha se vetem gjate qeverisjes se kesaj maxhorance shqiptaret do te paguajne 31.8 miliarde leke me shume per shlyerjen e interesave. Sipas perllogaritjes se FMN-se nga viti 2013 ne vitin 2015 borxhi do te rritet me rreth 200 miliarde leke ndersa interesat do te rriten me rreth 18 miliarde leke - tha ai.


Fjalimi i Malajt ka marre pergjigje nga ministri Bode i cili tha se parashikimet per borxhin nuk jane bere nga FMN por nga Instituti Qemal Stafa prane Partise Socialiste. Kostoja e borxhit eshte me e vogel se ajo ne kohen kur qeverisnit ju. Nese gjate asaj kohe ka qene 4.2 e Prodhimit te Brendshem Bruto tani eshte rreth 2.8 - tha Bode.


Pasi kesaj pergjigje Malaj i kujtoi Bodes piramidat gjate vitit 1997 duke theksuar se edhe atehere qeveria nuk kishte marre parasysh keshillat e nderkombetareve. Sa here qe nuk keni degjuar keshillat e institucioneve nderkombetare e keni pare se si eshte katandisur vendi - tha ai.


Taksat


Gjate diskutimit te tij Malaj i eshte referuar te dhenave te raporteve te disa institucioneve nderkombetare ne lidhje me politikat fiskale si dhe konkurrueshmerine e ekonomise shqiptare. Sipas tij raporti i konkurrences globale permend taksat si nje nder tre pengesat kryesore per te investuar ne Shqiperi. Madje ndryshimet e shpeshta qe i behen legjislacionit te taksave ne menyre jokorrekte sipas tij rendojne ne kurrizin e biznesit.


Si shpjegohet qe pretendoni se keni taksat me te uleta ne bote dhe klasifikohemi ne vendin e 92 kur Mali i Zi eshte ne vendin e 31 dhe Maqedonia ne vendin e 5 ne bote


Ne raportin e Konkurrences globale te forumit ekonomik me te besueshem ne bote rezulton se nje nga tre pengesat me te medha per te investuar ne Shqiperi eshte legjislacioni i taksave te cilin e ndryshoni shpesh dhe e implementoni ne menyre abuzive dhe korruptive - tha Malaj. Kjo ka sjelle edhe reagimin e kreut te Financave i cili kerkoi te mos spekulohet me shifrat.


Sipas tij te dhenat e raportuara nga Malaj jane te paverteta duke theksuar se qeveria ka ndermarre reforma te prekshme ne sistemin e taksave. Qeveria ka ulur me 2.5 here taksen e korporatave ka ulur 50 per qind taksen e punes - tha Bode. Maxhoranca votoi mbreme ne parim projektbuxhetin e vitit 2011 duke i hapur rrugen diskutimit te tij nen per nen ne Komisionet Parlamentare.


Replikat

Malaj Si shpjegohet qe pretendoni se keni taksat me te uleta ne bote dhe klasifikohemi ne vendin e 92 kur Mali i Zi eshte ne vendin e 31 dhe Maqedonia ne vendin e 5 ne bote Ne raportin e Konkurrences globale te forumit ekonomik me i besueshem ne bote rezulton se nje nga tre pengesat me te medha per te investuar ne Shqiperi eshte legjislacioni i taksave te cilin e ndryshoni shpesh dhe e implementoni ne menyre abuzive dhe korruptive


Bode Qeveria ka ulur me 2.5 here taksen e korporatave ka ulur me 50 per qind taksen e punes


Malaj Sipas perllogaritjes se FMN-se nga viti 2013 ne vitin 2015 borxhi do te rritet me rreth 200 miliarde leke ndersa interesat do te rriten me rreth 18 miliarde leke


Bode Kostoja e borxhit eshte me e vogel se ajo ne kohen kur qeverisnit ju. Nese gjate asaj kohe ka qene 4.2 e Prodhimit te Brendshem Bruto tani eshte rreth 2.8 . Te dhenat qe jepni ju nuk jane te FMN-se por te Institutit Qemal Stafa


Malaj Sa here qe nuk keni degjuar keshillat e institucioneve nderkombetare e keni pare se si eshte katandisur vendi. Para se te replikosh me mua informohu nje here cfare thone raportet serioze. Nuk eshte faji im qe ti fle gjume


Bode Duhet te dini qe ne jemi nje vend tejet i monitoruar per sa i perket treguesve fiskale


Rritje ekonomike 5.5 te ardhurat me pak se 2010


Thelbi i diskutimeve gjate dites se djeshme ishin treguesit e projektbuxhetit te vitit 2011. Kryeministri Berisha tha se ky eshte buxheti me i madh qe ka pare ndonjehere vendi ne te cilin parashikohet ndertimi i mijera kilometrave rruge si dhe te shume projekteve te tjera ne infrastrukture arsim shendetesi paga dhe pensione etj.


Nga ana tjeter deputetet e majte theksuan se buxheti i paraqitur per miratim eshte me i vogel se ai i vitit 2010 duke pasqyruar krizen qe po kalojne financat e vendit.


Nderkohe qeveria parashikon nje rritje me 5.5 per qind te ekonomise pergjate vitit te ardhshem por nese krahasohen treguesit e projektbuxhetit 2011 me ato te vitit 2010 verehet se ato ose jane te njejta ose me te uleta ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto. Nese krahasohet me vitin e kaluar buxheti 2011 eshte me i ulet.


Por nga ana tjeter nese krahasohet me buxhetin 2010 te rishikuar ne korrik atehere te ardhurat kane pesuar nje rritje minimale
Ne keto kushte mund te thuhet se ecuria e treguesve fiskale ne raport me PBB-ne eshte perkeqesuar.


Qeveria i ka parashikuar te ardhurat tatimore per vitin 2011 rreth kater miliarde leke me shume krahasuar me buxhetin fillestar te vitit 2010 dhe rreth 32 miliarde leke me shume krahasuar me buxhetin e rishikuar te po ketij viti. Pavaresisht kesaj te ardhurat tatimore te parashikuara per vitin 2011 zene nje vend me te vogel ne Prodhimin e Brendshem Bruto krahasuar me dy buxhetet e meparshme.


Thenie


Majko Kur flisni per buxhetin ju te kujtoni ate historine midis Lleshit dhe Markut. Lleshi i mburret Markut qe ka dyfishuar numrin e deleve kurse Marku tha se e ka rritur numrin e tyre me 10 . Ne fakt Lleshi kishte vetem nje dele ajo beri nje qengj dhe keshtu u bene dy


fare parashikon buxheti


Buxheti i ri 2011 parashikon shpenzimin e rreth 408 miliarde lekeve dhe mbledhjen e rreth 362 miliarde lekeve te ardhura me nje deficit prej 46 miliarde lekesh. Sipas shifrave te ofruara buxheti pritet te kete nje deficit rreth 3.5 per qind ndersa borxhi publik brenda vitit 2011 parashikohet ne nivelin e 59 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto.


Kjo eshte nje shifer vetem 0.5 per qind me e vogel se borxhi qe ka Shqiperia aktualisht nderkohe qe qeveria eshte zotuar per uljen e saj deri ne 54 per qind te PBB-se deri ne fund te kesaj legjislature.


Ne te parashikohet nje rritje te pensioneve dhe pagave nga pese deri ne 15 per qind. Ne fakt ne lidhje me keto te fundit duket se ka nje mosperputhje midis deklarimeve te Kryeministrit Berisha dhe Ministrise se Financave specialistet e te ciles paralajmeruan nje rritje maksimale deri ne kater per qind. Per sa i perket pronareve dhe te perndjekurve qeveria ka ndare per ta nje fond total prej kater miliarde lekesh.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›