Rama dhe "syri magjik i fushatës"

Derisa kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, që nga e diela nuk ka publikuar asgjë të re në rrjete sociale, ku dikur ishte shumë aktiv, kryesocialisti Rama ka vepruar ndryshe.
Ai ka publikuar shumë fotografi të përkrahësve të tij gjatë procesit zgjedhor, përfshirë edhe këngëtaren Elsa Lila dhe fotografen zyrtare të fushatës, Benzenberg.
“Jutta Benzenberg, syri magjik mbas aparatit fotografik të fushatës më të bukur të njëzet viteve”,ka shkruar Rama në rrjete sociale, shoqëruar me fotografinë e përbashkët, duke falënderuar kështu publikisht atë që pasqyroi përmes fotografisë fushatën e PS-së. /Indeksonline/