E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, 'dialog me Shqipërinë' në Gjirokastër

 

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin e tij " Dialog me Shqipërinë" në qytetin e Gjirokasrës. Ndalesën e parë Rama e ka bërë në atë që cilësohet si simboli I arkitekturës gjirokastrite, shtëpinë e Angonatëve e cila prej shumë vitesh është e degraduar. Rama e ka cilësuar Gjirokastrën si një "gërdec të heshtur" dhe si dëshminë më rënqethëse dhe më të dukshme të politikës së vjetër, të interesave për pushtet të individëve dhe klaneve që mandatin e kanë përdorur në mbajtjen me çdo kusht të pushtetit. Ne, ka thënë Rama, do ta kthejmë Gjirokastrën në një kunt të politikës sonë të re, të vetëdijes sonë se amanetet e të parëve uhet të jenë testamentiynë për fëmijët tanë. Ju siguroj se gjirokastra do të jetë një nga pikat tona të referimit dhe përmes programit tonë do ta kthejmë në një pikë referimi të mbrojtur dhe të pakërcënuar. Në mënyrë që të prodhojë mirqenie shpirtërore dhe materiale." Takimi në banesën e angolatëve është quajtur si protestë qytetarëve ndaj rrënimit të vlerave të gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›