E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli: Të sekuestrohet pasuria e Delijorgjit

 Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë për sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit Mihal Delijorgji. Ndërsa avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar vendimin e marrë duke pohuar se është shkelur neni 270 i kodit të procedurës penale. Sipas tyre Mihal Delijorgji ishte administrator , thjesht i punësuar, pranë kompanive Përparimi sh.a dhe Park Albania Construction dhe jo pronar i tyre. Ndaj sipas tyre këto sekuestrime nuk po i bëhen Delijorgjit por pronarëve të vërtetë të kompanive në fjalë.Harbi Aliaj / TV A1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›