E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama, dorëhiqu urgjent”- Kreu i FRD, Sali Shehu thirrje kryeministrit: Mos e ço vendin në përplasje të madhe civile! I gjithë populli është me studentët

Kryetari i FRD-së, Sali Shehu i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen sa më parë.

sali shehu1

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehu bën apel për shmangie të përshkallëzimit të situatës politike, me qëllim që vendi mos shkojë drejt një përplasjeje të madhe civile.

Shehu deklaron se i gjithë populli është me studentët, të cilët kanë dalë në protesta dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës.

sali shehu

Postimi i Sali Shehut

Z Rama!

Mos e ço vendin në përplasje të madhe civile!

Mos e sakrifiko policinë e shteti dhe mos e armiqëso me popullin!

I gjithë populli është me studentet!

Dorëhiqu urgjent!

Kryetari i FRD Sali Shehu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›