E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekorohet me urdhërin "Mjeshtër i Madh", Sherif Merdani



Tre gëzime në një ditë kanë qenë për këngëtarin e mirënjohur Sherif Merdani. 70-vjetori i lindjes, një dekoratë nga Presidenti Bamir Topi me urdhrin Mjeshtër i Madh si dhe dalja në pension kanë qenë tre evenimente që Sherif Merdani i ka ndarë me miqtë e tij në ambientet e ministrisë së Jashtme, në këtë institucion që ka punuar për vite me rradhë.

Pas kësaj dekorate Merdani ka falenderura të gjithë miqtë e tij duke mos lënë pas as ata me të cilët ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së tij në qelinë e burgut.

Më pas këngëtari i njohur nuk mund të mungonte për të përshëndetur miqtë e tij me një këngë të cilën e kishte regjistruar posaçërisht për këtë eveniment.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›