E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama e ka humbur pushtetin!”- Revolta studentore, Alizoti: Fuqinë sot e ka protesta, është zemërim popullor që nuk shuhet! Brezit të ri nuk ka frikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, teksa ka komentuar protestat kundër qeverisë, i ka cilësuar ato si shprehje të një zemërimi popullor që vijon të rritet dhe që, sipas tij, nuk do të shuhet.

alizoti

Sipas Alizotit, kur një qeveri e kthen vendin në një shtet policor, kjo tregon se ajo ka humbur besimin e qytetarëve dhe po përpiqet të mbrojë veten përmes represionit.

“Protesta është një zemërim i madh popullor, i cili nuk do të shuhet. Ka valët e veta, herë ngrihet e herë ulet, por zemërimi që është konstant dhe vjen në rritje ndaj qeverisë dhe kryeministrit, është i pandalshëm”, u shpreh ai.

Alizoti u ndal edhe te roli i protestuesve, duke vlerësuar se bashkimi dhe organizimi i qytetarëve të lirë përbëjnë burimin e fuqisë së protestës.

“Fuqia qëndron te bashkimi dhe organizimi i njerëzve të lirë. Këta sot në Shqipëri kanë marrë pushtetin. Mesazhin politik, mesazhin mediatik dhe vëmendjen në rrjetet sociale e kanë protestuesit. Protesta është në rend dite sot, nuk janë më pallavrat e kryeministrit. Tani është protesta”, deklaroi ai.

Sipas Alizotit, frika është e vetmja gjë që i ka mbetur kryeministrit, ndërsa protestuesit dhe brezi i ri, sipas tij, nuk kanë më frikë.

“E vetmja gjë që ka ai është frika. Por njerëzve, brezit të ri, protestuesve, u ka rënë frika dhe Ramës i ka rënë pushteti. Është çështje kohe, nuk është çështje numrash”, u shpreh Alizoti.

Tomorr Alizoti: Protesta është një zemërim i madh popullor, i cili nuk do të shuhet. Ka valët e veta, herë ngrihet e herë ulet, por zemërimi që është konstant dhe vjen në rritje ndaj qeverisë dhe kryeministrit, është i pandalshëm.

Për policinë, në momentin që një qeveri apo një vend kthehet në një shtet policor, qeveria është e rrezikuar. Pse është e rrezikuar? Sepse ajo ka humbur legjitimitetin moral dhe politik, nuk ka më politikë. Ajo e di që njerëzit nuk e duan më dhe, për të mbrojtur veten, përdor dhunë. Pra, do të thotë që e ka humbur besimin.

Ju marr një shembull. Bashkimi Sovjetik ishte vend totalitar, apo komunizmi në Shqipëri, nuk ra sepse hyri lufta, ra sepse njerëzit nuk e besonin më dhe nuk e besonin as të vetët më, dhe qëndrojnë për aq vite në bazë të dhunës, derisa u shpërbë dhe ra. Kështu që, kjo e ka filluar këtë etapë, sa më shumë e shikonin represionin dhe dhunën, aq më shumë në vështirësi është qeveria, sepse i ka mbaruar etapa politike.

Ka një gjë protesta, pse sot pushteti dhe fuqia janë te protesta? Sepse fuqia qëndron te bashkimi dhe organizimi i njerëzve të lirë. Këta sot në Shqipëri, këta kanë marrë pushtetin. Mesazhin politik, mesazhin edhe mediatik, dhe ata që nuk e duan, edhe në rrjetet sociale e politike, i kanë protestuesit. Protesta është në rend dite sot, nuk janë më pallavrat e kryeministrit. Tani është protesta.

E vetmja gjë që ka ai është frika. Por njerëzve, brezit të ri, protestuesve, u ka rënë frika dhe Ramës i ka rënë pushteti. Është çështje kohe, nuk është çështje numrash. Kështu kanë ndodhur të gjitha rëniet, të gjitha revolucionet në të gjithë botën, nuk ka dallim. Është i njëjti format, asgjë nuk ka ndryshe. Thjesht është çështje kohe. Dhe një qeveri bie kur delegjitimohet politikisht. Pra, nëse deri dje ky, i famshmi kryeministër, dikush mendonte se do të sillte ndryshim, sot është njeriu më i urryer në Shqipëri. Dy janë më të urryerit në Shqipëri, kryeministri dhe policia.

Dhe për mua, mesazhi më i madh i protestës, që besoj se do të arrihet për çështje kohe, është që Shqipëria do të hyjë në një etapë të re dhe duhet të hyjë, që liderët e ardhshëm do të jenë më liderë perëndimorë. Nuk janë më ata që janë sharmantë, që inspirojnë botën. Në demokraci, drejtuesi është menaxhues i pushtetit, në kohë krizash, ai largohet. Ndërsa në Shqipëri, nuk largohet, sepse mund të prodhojë dhe tragjedi. Nuk ka asgjë të japësh dorëheqjen.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›