E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama ëndërron të bëhet si Lukashenko” – Këlliçi për paketën e re ligjore: Pas dhunës ndaj të rinjve, tani kërkon të rrisë ndëshkimet me gjoba disa milionëshe! I gjithë populli është kundër tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me paketën e re ligjore për dhunën në protesta.

belind kellici

Në një reagim në rrjete sociale, deputeti shkruan se kryeministri kërkon të bëhet si presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko duke shtuar dhunën, kontrollin dhe censurën ndaj qytetarëve të cilët janë ngritur kundër tij.

“Pasi ka shtuar dhunën ndaj qytetarëve duke shkaktuar dëme e pasoja shëndetësore të rënda tek shumë të rinj, studentë e protestues, Edi Rama tani ka një plan edhe më të errët. Ai kërkon të rrisë ndëshkimet me gjoba disa milionëshe për ata që ngrihen kundër tij dhe censurën për ata që shkruajnë apo bëjnë thirrje kundër tij”, thotë deputeti.

Ai thekson se me ndryshimet e reja në Kodin Penal që paraqiti sot, Rama synon që të mbyllë protestat dhe të kontrollojë rrjetet sociale.

“Nëse mendon se do të mbajë karrigen duke shtuar dhunën dhe kontrollin, censurën dhe ndëshkimin, ai e ka gabim. Kryeministri më i korruptuar në Europë i ka ditët e numëruara sepse është gjithë populli kundër tij. Edhe nëse shndërrohet në Lukashenko, nuk do ta mbajë dot pushtetin dhe nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë që e pret.”, shtoi ai.

REAGIMI I PLOTE:

Rama ëndërron të bëhet Lukashenko! Shton dhunën, kontrollin dhe censurën ndaj qytetarëve.

Pasi ka shtuar dhunën ndaj qytetarëve duke shkaktuar dëme e pasoja shëndetësore të rënda tek shumë të rinj, studentë e protestues, Edi Rama tani ka një plan edhe më të errët. Ai kërkon të rrisë ndëshkimet me gjoba disa milionëshe për ata që ngrihen kundër tij dhe censurën për ata që shkruajnë apo bëjnë thirrje kundër tij.

Paketa me ndryshime në Kodin Penal që paraqiti sot, synon mbylljen e protestave dhe kontrollin e rrjeteve sociale ku të jetë ai që vendos çfarë lejohet të publikohet e çfarë jo.

Kjo skemë shuan dhe liritë e fundit që kanë mbetur në këtë vend dhe instalon zyrtarisht diktaturën.

Ndërhyrjet që kërkon të bëjë në lirinë e shprehjes dhe lirinë e organizimit cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe bien ndesh me normat, parimet dhe vlerat e Europës ku synojmë të shkojmë.

Nëse mendon se do të mbajë karrigen duke shtuar dhunën dhe kontrollin, censurën dhe ndëshkimin, ai e ka gabim.

Kryeministri më i korruptuar në Europë i ka ditët e numëruara sepse është gjithë populli kundër tij. Edhe nëse shndërrohet në Lukashenko, nuk do ta mbajë dot pushtetin dhe nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë që e pret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›