Paketa e re e masave, ironizon aktivisti Arbër Lleshi: Ndalohet edhe ecja me duar në xhepa! Po na helmojnë me gaz nga mëngjesi në darkë, qeveria më e dobët se kurrë
Aktivisti Arbër Lleshi foli për News24 nga protesta e ditës së sotme para kryeministrisë.

Ai ironizoi paketën e re të masave të bërë me dije nga kryeministri Rama gjatë komunikimit të sotëm me publikun.
Lleshi tha se ajo i kujton filmin “I teti në bronx” ku ndalohej edhe ecja me duar në xhepa. Sakaq kritikoi ashpër sjelljen e policisë që po helmon me gaz protestuesit nga mëngjesi në darkë.
Arbër Lleshi: Më kujtohet filmi i teti në bronx ndalohet ecja me duar në xhepa. Ne po mbrohemi nga helmi që na hidhet. 4 muaj paqësisht kemi protestuar paqësisht dorëheqje. Po na hedhin helm nga mëngjesi në darkë. Dje u krijua një re e madhe në gjithë qendrën e Tiranës. Nuk e dimë çfarë duhet të presim akoma, të vdesë njeri. Qeveria është më e dobët se kurrë. Përditë sa flet kryeministri tregon se situata i ka dalë nga kontrolli. Statusi që nxjerr në facebook do ju dënojë, seriozisht e ke?