“Rama është zbythur nga populli”- Salianji: Bën “kinezërira”, ndjek kalamajtë në lagje! Përdhos kisha e xhamia, policët janë kthyer në badigardë të tij
Ish-deputeti Ervin Salianji foli nga protesta e ditës së sotme në një prononcim për News24. Ai u shpreh se Rama është i zbythur nga populli dhe korrupsioni i shumtë qeveritar.

Ai shtoi se kryeministri tani po bën “kinezërira” duke ndjekur të miturit në lagjet e Tiranës dhe duke përdhosur objektet e kultit, xhaminë para dy ditësh dhe Katedralen Ortodokse sot, duke hyrë në oborrin e saj me polici e duke rrahur të rinjtë.
Salianji shton se kemi të bëjmë me një luftë popullore kundër sistemit të kalbur politik, ndërsa kritikoi edhe mos heqjen dorë të Berishës nga PD.
Salianji: Është një revoltë kundër sistemit gjithë sistemi i ndërtuar në paktin 2008 dhe vazhdon edhe sot. Qytetarët po bëjnë që Rama të jetë në dimrin e vetmisë së madhe, i zbythur nga populli, i përçarë nga vjedhjet dhe korrupsioni. I përçmuar edhe nga ndërkombëtarët, e ka zhveshur nga legjitimiteti. I duhet dhënë merita të rinjve. Populli nuk duron më zgjedhën e Ramës. Rama bën kinezërira si këto, ndjek kalamajtë në rrugët e qytetit, përdhos objektet r kultit, si në xhami para disa ditësh dhe në Katedralen Ortodokse pak më parë. Kjo do të thotë se do përfundojë si një qelbësirë.
Dhjetëra raste ku të rinjtë dhunoheshin nga dhjetë policë. Media juaj e ka shqetësuar aq shumë kryeministrin saqë del e merret me mediat. Zoti Berisha duhet të ruante kontributin në vite. Sidomos në vitet e para të pluralizmit. Duhej ti jepte hov protestës që ta nxirrte Ramës nga zyra nëse dorëhiqej dhe ta kthente PD në pasuri publike. Këto momente të japë kontributin për të hyrë në histori. Kjo lëvizje është një revoltë e pa ndodhur. Sot shqiptarët nuk votojnë për asgjë. Rama me Berishën mbajnë njëri tjetrin. Rama ikën me revoltë dhe vetëm revoltë. Mënyra e duhur. Vetëm me ndërgjegjësimin shqiptarët hyjnë në Europë. Policë që kthehen kundër qytetarëve. Kthehen si badigardë të Edi Ramës që të ruajë karrigen.