E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama fajeson politiken per mosintegrimin evropian

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka deklaruar nga Durrësi, ku mori pjesë në çeljen e ekspozitës “Kontakte Euro-Shqiptare”, se politika është fajtore për mosintegrimin e vendit në Bashkimin Europian. Zoti Rama tha se kjo ekspozitë krijon një perspektivë reflektimi për ata që historinë e Europës e njohin përciptas.
 “Ne sigurisht e dimë historinë tonë më shumë se si e dinë të tjerët, por megjithatë përballja jo me tekste, por me pamjet e kontinentit ku jetojmë qysh prej shumë e shumë shekujsh më parë dhe me emrin e vendit tonë aty në mes të kontinentit, na bën që të ndjehemi ende më në vështirësi që sot vazhdojmë të jemi prapa portave të Europës së bashkuar. E sigurisht kjo nuk vjen nga historia, nuk vjen as nga gjeografia, nuk vjen as nga kultura, por vjen thjesht dhe vetëm nga paaftësia e politikës që i ka pasur gjërat në dorë, madje për një periudhë kohe mjaftueshmërisht të gjatë për ta bërë realitet praninë e Shqipërisë në tryezën e familjes europiane”, u shpreh ai.
Rama tha se Partia Socialiste i afron shqiptarët me familjen europiane, çka sipas tij mundësohet nga programi i forcës politike që drejton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›