Se bashku per nje buzeqeshje me shume
Nën moton: "Së bashku për një buzëqeshje më shumë", Fondacioni Fëmijët Shqiptarë u përcolli rreth 310 të ftuarve që morën pjesë në mbrëmjen gala te bamiresise se ketij viti, lajmin e mirë se ne shtator , 11 fëmijë te trajtuar prej tre vitesh në qëndrat "Fluturo Për Jetën" dhe së fundmi në Qendrën Rajonale për Autizmin në Farkë, kanë filluar klasën e parë. Presidentja fondacionit dr.Liri Berisha e konsideroi fillimin e shkollës për këta 11 fëmijë një sukses, i cili nuk mund të arrihej pa mbështetjen bujare të bashkëpunëtoreve të Fondacionit
"Ky përmirësim i tyre është arritje dhe sukses i punës së përbashkët 4-vjecare, një emocion dhe lumturi që do të na shoqërojë në angazhimet dhe sfidat tona në të ardhmen" - u shpreh në fjalën e saj përshëndetëse Dr. Liri Berisha.
Zj. Berisha tha se këtë vit Fondacioni Fëmijët Shqiptarë ne partneritet me Organizatën e Autism Speaks në Neë York , u bë anëtare e "Rrjetit Ndërkombëtar të Lidership-it për Mbrojtjen e Autizmit" ndërsa në takimin e përvitshëm të organizuar për autizmin , Shqipëria u prezantua si model suksesi për tu ndjekur nga vendet e tjera.
Themeluesi i Fondacionit Z. Domenick Scaglione,duke falenderuar Fondacionin për punën që po bën për fëmijët shqiptarë në nevojë tha se ajo duhet te zgjerohet me tej:
"Shume njerez dhe organizata kane dhene ndihmesen e tyre per ta cuar perpara kete Fondacion, por ajo qe I duhej ketij Fondacioni ishte nje nene e vertete qe I perkushtohet 24 ore ne dite.Dhe te gjithe juve qe jeni ketu sonte me deshmoni se ju keni nje dashuri ne zemrat tuaja , dhe ajo qe pame ketu eshte ajo cka mund te ndryshohet.Ju lutem mos ndaloni, vashdoni te jepni mbeshtetjetn tuaj!"
Mbrëmja kulmoi me shfaqjen e një dokumentari që fliste për në një vajzë të vogël 6 vjeç me Autizëm, e cila pas 4 vjetësh terapi nga Fondacioni, këtë vit filloi klasën e parë.
Emocionet u pasuruan me performancën live të nje programi te zgjedhur artistik me tenorin mArmaldo Kllogjeri , sopranon Ramona Tullumani dhe solisten Vikena Kamenica drejtuar nga Zhani Ciko dhe moderuar nga Ardit Gjebrea.