E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama fillon fushaten me psikozen e humbjes

Zgjedhjet vendore Rama ve kushte per pjesemarrjen. Kreu i PS-se Demonstratat do te intensifikohen

Ndryshe nga sa kishte lene te nenkuptohej ne nje dalje te tij publike vetem nje jave me pare ku deklaroi se Bashkia e Tiranes nuk eshte e lidhur vetem me emrin e tij kreu i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje ne nje bashkebisedim me gazetaret se rikandidimi i tij per te katerten here ne radhe per kryetar te kesaj bashkie mund te jete nje alternative e mundshme e opozites. Megjithate kryesocialisti theksoi se per nje ceshtje te tille nuk eshte ende koha per tu prononcuar dhe se ajo do te behet publike ne momentin e duhur. Kjo eshte nje ceshtje qe do te zgjidhet ne momentin e duhur por nje gje eshte e sigurt. Shumekush prej oborrit po rend te buzeqeshe para kohe me kengen e largimit - tha Rama. Nje deklarate e tille le te nenkuptohet se kreu socialist dhe njekohesisht i bashkise me te madhe ne vend ende nuk eshte shume i sigurt per terheqjen nga gara elektorale e zgjedhjeve vendore gje te cilen e kishte paralajmeruar disa dite me pare. Keshtu prononcimi i Rames hedh poshte te gjitha supozimet qe ishin ngritur deri me tani edhe nga shtypi per emrat e rinj te Partise Socialiste duke lene ende te hapur mundesine e rikandidimit. Kryesocialisti ne fjalen e tij perpara gazetareve nenvizoi edhe nje here se Partia Socialiste nuk do te bojkotoje zgjedhjet e ardhshme te 8 majit 2011 por nga ana tjeter Rama deklaroi se ne kushtet aktuale ato nuk mund te zhvillohen. Sipas tij eshte e nevojshme te behen ndryshimet e menjehershme te ketyre kushteve edhe pse ftesave te shumta nga ana e mazhorances per reformen zgjedhore kreu socialist u eshte pergjigjur negativisht. Bojkoti i zgjedhjeve nga ana e opozites eshte nje enderr qe Saliu Iliri e kusaret e shohin prej kohesh por nuk do te behet realitet. Por nga ana tjeter zgjedhjet ne keto kushte nuk mund te zhvillohen dhe kemi nenvizuar vullnetin tone per te ndryshuar keto kushte pa te cilat nuk mund te kete zgjedhje jo si ato te 28 qershorit qe zhyten Shqiperine ne kete kaos - u shpreh ai. Po ashtu kreu i selise roze beri te ditur se demonstratat e opozites do te vazhdojne dhe do te vijne gjithmone e me shume duke u intensifikuar por ai nuk percaktoi nje date te sakte te rifillimit te tyre. Do te vazhdojme ne rrugen e ballafaqimit formal me kete regjim ne te gjitha hapesirat ku do te marre jete beteja per fitoren e kesaj kuze. Ky ballafaqim do te vazhdoje me kembengulje dhe intensitet dhe padyshim demonstratat do te vazhdojne dhe do te intensifikohen. Procesi i zhvillimit te demonstratave eshte i panderprere. Momentet e realizimit te tyre jane te vecanta qe parashihen ne kalendarin e aksionit tone politike - nenvizoi Rama. Ndersa ne lidhje me pyetjen e gazetareve per afatin e fundit te vendosur nga KQZ-ja ate te 8 marsit per dorezimin e emrave te anetareve te komisioneve zgjedhore Rama iu pergjigj duke u shprehur Procesi i aksionit politik te opozites eshte i detyruar dhe ka ne zemer te tij domosdoshmerine per te larguar Saliun. Ne nuk do te bojkotojme por do ta shohim kete ceshtje si pjese e ketij procesi politik - tha ai. Ne kete bisedim me gazetaret Rama rinenvizoi edhe nje here se sipas tij zgjidhja e situates politike ne vend eshte vetem ajo e largimit te Kryeministrit Berisha dhe qeverise se tij dhe zhvillimit te zgjedhjeve te reja dhe te lira. Ne jemi te bindur se zgjidhja reale per fajin e Saliut fillon me largimin e tij dhe me zgjedhjet e reja te lira dhe te ndershme. Ne jemi te vendosur me shume se kurre pasi asnjehere me shume se sot Shqiperia e ka te nevojshme clirimin nga kthetrat e politikes se vjeter dhe nga kthetrat e atyre qe meshirojne kusarine e matrapazllekun - deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›