E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Alolli Rama ti dorezohet drejtesise

Partia Demokratike sulmoi dje kreun e opozites per nismen e ndermarre per proteste ndaj qeverise me 8 mars. Deputetja Ledina Alolli deklaroi Edvin Kristaq Rama njeriu qe dhunen e ka model te jetes dhunen e ka platforme politike. Ky njeri levizjen per emancipimin dhe dinjitetin e gruas kerkon ta zevendesoje me haremin e tij politik. Edvin Kristaq Rama - tha ajo - njeriu monument i dhunes ndaj grave ndaj nenes ndaj femijes dhe bashkeshortes se tij ai qe rreh gruan e tij ne publik ai qe mohon djalin e tij ai qe coi ne spital psikiatrik nenen e femijes se tij ai qe nxjerr bashkeshorten e tij lakuriq plazheve te botes ai qe grushton e rreh me hunj nenen e tij dhe ai qe dhunon rreh godet thyen brinjet e bashkejetueseve te tij te radhes. Partia Demokratike i thote Edvinit qe akuzoi Kristaq Ramen 1. Si baba te djalit dhe nuk beri analizen per te faktuar akuzen. 2. Bashkeshortit qe dhunon grate e tij te shtepise duke mos kursyer as nenen e tij. 3. Babait qe mohoi djalin per 13 vjet. I thote se asgje nuk te shpeton nga pergjegjesia ligjore politike e organizimit te grushtit te shtetit te 21 janarit. Edvin Kristaq Rama mban mbi shpine perbuzjen dhe percmimin e cdo gruaje - theksoi Alolli. Po dje ne nje tjeter deklarate deputetja Paulina Hoti konstatoi se Edvin Kristaq Rama eshte kryepucisti i grushtit te deshtuar te shtetit te 21 Janarit. Kreu i pjellave te Gadafeve dhe Ben Alive qe kerkoi me dhune dhe me pushke te kthente pushtetin e permbysur te tyre 20 vite me pare. Njeriu qe eshte i gatshem te shkele mbi 13 mije kufoma per karrigen e tij. Ky monument i turpshem i korrupsionit ne Ballkan. Ai qe ktheu Partine Socialiste ne partine e vetme te dhunes ne Evrope. I themi Hiq rrethimin ndaj prokurorise. Dorezoju drejtesise. Kryeorganizatori i dhunes. Kryeorganizatori i tentatives per permbysje me dhune te rendit kushtetues per karrigen e tij nuk mund e nuk do ti shpetoje ndeshkimit te shtetit ligjor - u shpreh deputetja e PD-se Paulina Hoti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›