E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lokalet Kosovrasti Rezultati final nga KZAZ

Zgjedhjet lokale mund te certifikohen edhe nga 4 anetare. Keshtu mendon perfaqesuesi demokrat ne KQZ Njazi Kosovrasti. Kjo eliminon cdo lloj pengese qe mund te krijohet ne kete komision per shkak te mungeses se tre anetareve opozitare te saj. Nuk jemi ne rastin e zgjedhjeve te pergjithshme jemi ne rastin e zgjedhjeve lokale. Ne rastin e zgjedhjeve parlamentare certifikimi behet prane KQZ-se ndersa ne rastin e zgjedhjeve lokale certifikimi behet nga komisionet zonale. KZAZ shpall kandidatet fitues per kryetar te njesise vendore - tha Njazi Kosovrasti perfaqesues i PD-se ne KQZ. Sipas Kosovrastit ne zgjedhje mund te shkohet dhe me nje KQZ me 4 anetare. Zgjidhja sipas tij ndodhet tek neni 23 i Kodit Elektoral. Per sa kohe KQZ nga zgjedhjet e shkuara ka nxjerr akte normative udhezime qe kane vlejtur per zgjedhjet e shkuara dhe KQZ i vlereson se jane te vlefshme dhe per zgjedhjet qe presim atehere keto udhezime jane te vlefshme zgjidhin problemin dhe gjithcka eshte konform kodit ligjit - sqaroi Kosovrasti. Vendimmarrjet e deritanishme ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kane qene ato me 4 vota per shkak te bojkotit 2-mujor te 3 anetareve te majte te tij. Po ashtu KQZ ka vendosur te aktivizoje persona jopolitike ne komisionet e nivelit te dyte te administrimit te zgjedhjeve pas refuzimit te opozites per te sjelle kandidaturat e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›