Shembet nje pjese e shtepise se Haderajve ne Gjirokaster
Një tjetër shtëpi karakteristike e kategorisë së II në Gjirokastër pësoi goditjen e radhës. Shembet një pjesë e shtëpisë së Haderajve në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër.
Fatmirësisht kjo shtëpi prej kohësh ka qenë e pabanuar dhe shembja e saj nuk shkaktoi të lënduar në njerëz ,përveç panikut te banorët përreth.
Drejtori i monumenteve në Gjirokastër Spartak Drasa bëri me dije se kjo shtëpi ishte e kategorizuar në listen e shtepive me rrezik shembjeje së bashku edhe me dy shtëpi të tjera. Me një afat të pacaktuar kjo shtëpi sipas Drasës do të jetë pjesë e restaurimeve për ta shmangur nga degradimi total.