E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, vjedhin autobotin me 20 tonë naftë në Kallm, 2 në pranga

FIER- Dy persona u arrestuan në orët e para të mëngjesit nga policia e Fierit nën akuzën e kontrabandës së naftës. Olsi Sulaj me banim në Fier dhe Bujar Kasa, me banim në Patos, të dy 41 vjeçarët u arrestuan pasi janë kapur në flagrancë teksa po udhëtonin me një autobot me naftë bruto. Sipas policisë sasia e naftës së vjedhur në zonën e Kallmit në Fier arrin në 20 tonl.

Operacioni i policisë së Fierit kodohej “Rruga e Vjetër”, informon korrespondenti i TV A1 REPORT! dhe Shqiptarja.com Kristaq Thano.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›