Rama fton bizneset në protestë
Kryebashkiaku Rama e ka bërë traditë që përpara zhvillimit të protestave kundër qeverisë, të dalë dhe të shpërndajë personalisht ftesa për pjesëmarrje masive në to. Gjatë paradites Rama ka takuar disa pronarë biznesesh të vogla në Rrugën e Kavajës për t’i bindur se janë të shumta arsyet për të protestuar ndaj qeverisë Berisha, ku një prej kryesoreve sipas tij është ndryshimi që do t’i bëjë kjo e fundit sistemit të taksave nga 1 janari. Sipas Ramës nga politika fiskale që do të aplikojë qeveria në janar të 2010 rrezikojnë të falimentojnë rreth 3500 biznese të vogla.