Akuza të reja Berluskonit. Ka pasur lidhje me Koza Nostrën
Kryeministri italian Berluskoni përballet me akuza të reja, sipas të cilave ai ka pasur lidhje me Koza Nostrën. Gaspare Spatuca, një mafioz i penduar u referohej ngjarjeve të ndodhura në vitet 1993-94, ndërsa personi që përmendet si burim informacioni është bosi i klanit në të cilin ai vetë ka punuar si vrasës, Xhuzepe Graviano. Një zëdhënës i kryeministrit tha se akuzat janë thjesht një sulm për luftën e ashpër që ai i ka bërë krimit të organizuar.