E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi në BE, Nisin konsultimet për pyetësorin

Përgatitja për pyetësorin e Komisionit Europian për Shqipërinë, për statusin e vendit kandidat, ka mbledhur në një takim të nivelit të lartë, ministra të kabinetit qeveritar, kryenegociatorin kroat zotin Vladimir Drobnjak, përfaqësues të institucioneve të pavarura në vend si dhe ekspertë e koordinatorë të grupeve ndërinstitucionale.
I organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Integrimit, ministria Bregu tha se 35 kapitujt përbëjnë një sfidë në përmbushjen e kritereve për integrimin e vendit, si dhe u shpreh e bindur se brenda një kohe të shkurtër gjithçka do të jetë gati.
Bregu “Kapitujt që shtrohen përpra Shqipërisë janë 35. E rëndësishme është për të përmbushur të gjitha këto sfida të integrimit. Kryenegociatori i Kroacisë e tha dhe vlerësoi ndihmën e vendeve të rajonit. Ky në fakt është takimi më i rëndësishëm nga përfaqësuesit shqiptarë, pasi tashmë çdo nëpunës i Administratës duhet të kuptojë rëndësinë e pyetësorit pasi ashtu si elementi politik dhe ai individual ka një rëndësi të veçantë. Ndërsa përsa i përket afateve, ato do të plotësohen brenda një kohe tepër të shkurtër.”
E ndërsa për ministren e Integrimit tashmë është përgatitur glosari i MSA–së, si dhe është finalizuar manuali i përkthimit të legjislacionit shqiptar në gjuhën anleze, për kryenegociatorin kroat Vladimir Drobnjak shtimi i një kapitulli të ri që ka të bëjë me gjyqësorin dhe të drejtat e njeriut, konsderohet ashtu si dhe për Kroacinë, një ndër krerët më të rëndësishëm në këtë proces.
Drobnjak “Ka një ndryshim pasi është shtuar dhe një kapitull që ka të bëjë me gjyqësorin dhe të drejtat themelore të njeriut. Ky është një ndryshim i madh kur bëhet fjalë për strukturën e kapitujve, një kapitull ky që në fakt Kroacia po negocion dhe që edhe ju do të negocioni një ditë dhe që shpresoj shumë shpejt. Ai ka të bëjë në mënyrë të veçantë me reformën në gjyqësor, luftën ndaj korrupsionit dhe të drejtat themelore të minoriteteve. Dhe nga pikëpamja politke ky kapitull konsiderohet më i rëndësishëm.”
Axhenda për ndarjen e punëve do të përqendrohet në kriterin ekonomik dhe detyrimet e anëtarësimit. Kriteri politik mbetet sërish një ndër më të rëndësishmit. Duke folur për këtë kusht të rëndësishëm, ministria Bregu tha se bojkoti i opozitës nuk do të ngadhënjojë atë që ajo e cilësoi arsye të europianëve për integrimin e mëtejshëm të vendit në familjen europiane.
Në procesin e integrimit janë të përfshira 45 ministri dhe insitutcionet në varësi të tyre si dhe për koordinimin e këtij procesi do të angazhohen mbi 400 nëpunës civile. Konsulenca kroate do të ndihmojë në përgatitjen e pyetësorit, si një vend që e ka kaluar këtë fazë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›