“Rama futi socialistët në grevë, për të përfituar personalisht”
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e ka konsideruar protestën e Edi Ramës si një skenar të qëllimshëm për të sjellë një produkt të fortë politik për interesat e tij personale. “Qëllimi i Ramës është të fitojë zemrat e shqiptarëve jo me një ide politike për të sfiduar mazhorancën, por të mallëngjejë me anë të dhimbjes dhe kjo sipas tij është mizore. Mazhoranca i ka ofruar të gjitha mundësitë politike për zgjidhje duke i bërë edhe favorizime, siç është ngritja e komisionit hetimor”, u shpreh Alibeaj.
Sipas tij, një zgjidhje e situatës politike është që të dyja palët të ulen në parlament dhe të ndërmarin të gjitha reformat dhe të krijojnë dhe të shpalosin idetë e tyre.
Deputeti Alibeaj deklaroi gjithashtu se mazhoranca është e gatshme për zgjidhje të situatës politike në respektim të Kushtetutës së vendit duke theksuar se ka një procedurë të ligjshme për zgjidhje siç është edhe komisioni hetimor.