E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kërcënimet e Edvinit do të marrin përgjigje ligjore”

Reagon Partia Demokratike

Partia Demokratike reagoi dje publikisht ndaj sjelljes prej huligani të njerëzve të Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit, të cilët kanë kërcënuar artisten dhe deputeten Rajmonda Bulku, se pse ajo denoncoi aktin barbar ndaj nënave dhe grave të burgosura në çadrat e bulevardit. “Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni dhe pinjollët e tjerë të bllokut, që kanë burgosur bashkëpunëtorët e tyre në mes të bulevardit kurse për vete ushqehen në restorantet më luksoze, kërcënuan personalitetin e shquar të artit shqiptar e politik, deputeten dhe artisten e mirënjohur Rajmonda Bulku për fajin e vetëm se ajo denoncoi me guxim aktin barbar të Edvin Ramës ndaj fëmijëve të nënave që ai ka burgosur në mes të bulevardit. Ata kërcënuan Rajmonda Bulkun sepse kjo grua e nënë shqiptare nuk mundi të pajtohej me terrorin psikologjik, psikodramën dhe lëndimin e thellë shpirtëror që përjetojnë vogëlushët që kanë nënat e tyre të ngujuara në grevën Rama-Ruçi”, u shpreh zëdhënësja e PD-së.
Zëdhënësja shtoi më tej se Partia Demokratike i thotë Edi Rama se ajo është e gatshme të respektojë plotësisht liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë të garantuara në Kushtetutë por hedh poshtë me indinjatë kërcënimet banditeske alla mafia ndaj deputetes së saj dhe artistes Rajmonda Bulku dhe paralajmëron se autorët e këtij kërcënimi do të marrin përgjigjen më të merituar ligjore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›