E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pranimi i paketës, e vetmja mënyrë që opozita të dalë me dinjitet nga situata ku është futur”

Deputeti demokrat, Aldo Bumçi

Partia Demokratike i bën apel për të disatën herë opozitës së Edi Ramës, për të pranuar propozimet e shumicës, si një mundësi ideale për kapërcimin e situatës aktuale.
Deputeti demokrat dhe kreu i PD-së për Tiranën, Aldo Bumçi u shpreh dje se ka ardhur momenti që opozita të dalë nga llogorja ku është futur dhe e vetmja mundësi për këtë, është pranimi i propozimeve të mazhorancës. “Oferta jonë është një paketë që përmban katër elementë. Ngritjen e komisionit hetimor që të fillojë punë dhe të hetojë për të gjetur çështje për të cilat ne biem dakord. Një ekip me 100 prokurorë që t’i përkushtohet çështjes së zgjedhjeve, dhe të zgjidhë çdo dyshim, çdo indice, pavarësisht se PS nuk ka ofruar, të hetohet nga ky ekip që nuk ka kufizim në mandatin e tij, mund të hapë çdo kuti. PS të hartojë të gjitha rekomandimet për përmirësimin e Kodit zgjedhor dhe elementi i katërt, për çështje që nuk bihet dakord si çdo qytetar tjetër, kur ka konflikt me partnerin e tij biznes, shkon në gjykatë dhe i zgjidh në mënyrë të qytetëruar”, deklaroi Bumçi.
Për deputetin e mazhorancës, kjo paketë është mënyra që PS të dalë me dinjitet nga situate ku është futur. “Kjo paketë me këto katër oferta, i jep zgjidhje krizës dhe askush nuk del me kokën ulur. Nuk është qëllimi ynë që të tregojmë forcë që dikush të dalë i turpërua. Jo, por mbetemi të zotuar për transparencë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, vuri në dukje deputeti Aldo Bumçi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›