E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama gazetarëve: E mo morët vesh ndonjë gjë….?

20-10-2012 / Gazeta 55

Edi Rama urdhëron bllokimin e valëve e telefonave celularë


Asambleja Kombëtare e Partia socialiste u zhvillua nën masa të forta sigurie. Mësohet se ka qenë vetë kreu Rama që ka urdhëruar që me një pajisje të posaçme të bllokohen valët e telefonave celularë në mënyrë që të mos rridhte asnjë informacion jashtë sallës ku është mbajtur mbledhja. Nuk dihen arsyet përse kryesocialisti ka ndërmarr një vendim kaq ekstrem ndërkohë që axhenda e mbledhjes parashikonte vetëm prezantimin e strategjisë elektorale që Partia Socialiste do të zbatojë në zgjedhje e 2013. Madje në përfundim të mbledhjes kryesocialisti ishte shumë i shqetësuar te merrte vesh nëse plani i tij i sigurisë kishte funksionuar. Në fund të mbledhjes, ndërsa linte ambientet e mbledhjes, kreu i PS-së Edi Rama, iu drejtua gazetarëve me fjalët, “E mo morët vesh ndonjë gjë….?”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›