E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama goditet me vetë në New York, qytetari: ‘O mafia!’

Kryeministri Edi Rama është përballur me protestë nga disa shqiptarë gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ku ndodhet për pjesëmarrjen në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Rama shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në momentin që ata kalojnë, disa shqiptarë hedhin vezë në drejtim të kryeministrit. (Balkanweb⁠)

Protestuesit kanë shoqëruar veprimin me thirrje kundër kryeministrit, mes tyre “O kriminel, o mafia”.

Në një tjetër moment dëgjohet thirrja: “Edi Rama kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”. a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›