Rama hetim pasurie në 14 vjet
30/04/2010 ILDKP hedh shortin për kontrollin e plotë të të ardhurave së 190 zyrtarëve
Në listë janë edhe nëntë deputetë dhe 17 ish-zyrtarë
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive zgjodhi përmes një shorti 190 emra zyrtarësh, pasuritë e të cilëve do të kalojnë në kontroll të imtësishëm. Në këtë listë të gjatë, që në fakt zë vetën 4 për qind të të gjithë zyrtarëve që mbartin detyrimin me ligj të deklarojnë të ardhurat e tyre vjetore (4750 gjithsej) bën pjesë kreu i selisë rozë Edi Rama dhe nëntë deputetë të të gjitha kaheve, si Nasip Naço i LSI-së, Eduard Shalsi, Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka të PS-së dhe Gazmend Oketa, Tom Doshi, Flamur Noka të kampit blu. ILDKP-ja do të hetojë mbi pasurinë që Rama ka përfituar si zyrtar gjatë karrierës së tij si ministër Kulture dhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP Adriatik Llalla e konsideroi aktivitetin si vazhdimësi pozitive në ndërtimin e strukturës solide që ka nisur të krijojë institucioni me publikun e gjerë në luftën kundër korrupsionit. “Në vitin 2009 Inspektorati i Lartë hodhi gurin e parë të themelit të bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me publikun për zbulimin e elementit korruptiv në administratën publike. Tashmë shohim me kënaqësi se kjo sfidë e rëndësishme është përballuar me sukses dhe frytet kanë nisur të jenë të bollshme. ILDKP-ja ka fituar besimin e publikut, e cila përkthehet në raste konkrete, me zyrtarë të cilët janë vendosur para përgjegjësisë ligjore për situata korruptive”, - tha Llalla. Ai tha se ata që do të rezultojnë se kanë fshehur pasurinë do të dërgohen në prokurori për ndjekje penale. Takimi u përshëndet edhe nga nëndrejtori i USAID-it në Shqipëri, Sean Huf, i cili vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Inspektoratin e Lartë si dhe rolin e institucionit në luftën për parandalimin dhe shmangien e korrupsionit. Përzgjedhja me short e 190 zyrtarëve që kalojnë për kontroll të plotë nga Inspektorati i Lartë, që përbën edhe fazën më të rëndësishme të hetimit administrativ që kryhen nga institucioni, u bë në emër të aktivitetit “ILDKP me dyer të hapura”. Ky aktivitet synon realizimin e transparencës maksimale me publikun për mënyrat e investigimit të interesave private të zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe u realizua me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Në të morën pjesë dhjetëra përfaqësues të shoqërisë civile, medies e qytetarë.
Deklarata e pasurisë së Ramës
I pastrehë
Llogari bankare 41 mijë lekë
Çmime dhe honorare 2937 euro
Paga dhe shpërblime 1.85 milion lekë
Detyrim për shlyerje kredie 1.2 milion lekë
I biri, Gregor Rama
Asnjë pasuri apo të ardhura