E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia, hasmi i Lulzim Cakës

30/04/2010 Martin Begaj i vrau vëllain

TIRANE- Interpol Tirana ka sjellë nga Italia me pranga në duar shtetasin Martin Begaj, i dënuar me 20 vjet burg për veprën penale të “vrasjes me paramendim”. 31-vjeçari Begaj nga Samatica e Beratit është arrestuar në vitin e kaluar në Milano dhe njihet nga policia si një nga anëtarët e grupit të Karbunarës dhe grupeve kriminale që vepronin në Berat. Gjithashtu Begaj njihet si hasmi i Lulzim Cakës, pasi këtij të fundit ai i ka ekzekutuar vëllain Bardhok Cakën në vitin 1999. Lidhur me këtë ngjarje gjykata e Beratit me vendimin nr. 24, datë 15 mars 2001, e ka dënuar atë me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Sipas hetimeve, motivi i kryerjes së kësaj vepre penale ka qenë hakmarrja, pasi vëllai i viktimës, shtetasi Lulëzim Caka, disa kohë më parë kishte vrarë shtetasin Kastriot Begaj, vëllai i shtetasit të ekstraduar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›