E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama i ngopur - keqtrajtoi një kongres me gra

21-10-2012 / Gazeta 55

Dje ishte një ditë historike për Edi Ramën. Ai pati mundësi të ushtronte hobin e tij të keqtrajtimit të grave për një ditë të tërë. E ushtroi hobin pa dhunë, por me gënjeshtra që s’kishin të ndalur; që nga pamja prej kodoshi të shtirur që po i kënaqej syri e deri tek premtimi i tij se këtej e tutje, punët e rënda të partisë do ua caktojë vetëm grave
Deklarata e Ramës/Ish-të përndjekurit le të flenë n’ujë, pasi s’kam ndërmend t’u jap asnjë lek...maksimumi, ndonjë fletë-nderi

Dje ishte një ditë historike për Edi Ramën.
Në Kongresin e grave të PS-së, ai pati mundësi të ushtronte hobin e tij të keqtrajtimit të grave për një ditë të tërë. E ka bërë këtë më parë, por si te ajo anekdota me Gjonin që i thyente thuprat një nga një edhe Edi Rama i ka keqtrajtuar gratë e jetës së tij një nga një. Por dje, përvoja e tij, jo vetëm me gratë e jetës së tij, por edhe me burrat kooperativistë të PS-së, e kishte bërë Edi Ramën të fluturonte, ndërsa ushtronte hobinë, këtë herë pa dhunë, por me gënjeshtra që s’kishin të ndalur edhe ndaj grave delegate të kongresit të tyre.
Pamja prej kodoshi të shtirur, kur herë bënte të frikurin nga “pamja kaq e bukur sa ai mund të rrinte gjithë ditën aty”, dhe nga ana tjetër bënte të vetëkënaqurin e gënjeshtërt se punët e tij, me gratë e jetës së tij i ka pasur të tilla sa që të besojmë se “gruaja është gjysma më e mirë e burrit, dhe se ai mund ta dëshmonte këtë edhe personalisht”, ishin pjesë e skenarit të tij për shprehjen e hobisë në keqtrajtimin e grave.
Tallja më të madhe nuk kishte dje prej Edi Ramës...
Sepse..., sepse..., mjafton një pyetje se kë grua të jetës së tij merr ai (Edi Rama) si shembull të gjysmës së mirë të atij burrit (Edi Ramës)...?!
E vështirë për të hamendësuar ndonjë përgjigje të mundshme.
Po ky është Edi Rama..., i njohur për “kontributin” e tij për zhdukjen e dallimit burrë-grua.
Kjo u duk edhe në diskutimet e grave në kongresin e tyre të djeshëm, ku Arta Dade, Englantina Gjermeni, Olta Xhaçka, etj..., etj.., flisnin njëlloj si “burri” Edi Rama dhe me të njëjtin terminologji të tij, flisnin për “sakrificat” e tyre në opozitën e parë dhe të dytë, por nuk flisnin asgjë për “kontributet” e tyre në mazhorancë. Që do të thotë që nuk kanë “kontribute” dhe se forumi i gruas së PS-së, ekziston si “levë” e Edi Ramës, që bëjnë “ham-ham” në kongrese partie..., për inat të mazhorancës.
Edi Rama me këtë është në rregull, sepse ka një kor grash si një  megafon më shumë në dispozicion, kundër mazhorancës...
Vetë ai pastaj bën kodoshin e eksituar nga një tufë lulesh të dhuruara nga gratë dhe njëlloj si edhe gratë, Arata Dade, Englantin Gjermeni, Olta Xhaçka..., etj..., etj..., fletë në kongresin e grave, njëlloj si gratë, por jo për gratë..., flet për arsimin, shëndetësinë, për biznesin vogël, për pastruesen e hotelit në Itali, shitësen e perimeve që jep mall me listë, për burrin nga Burreli...
Foli edhe për kryetaren e Kamzës,duke e marrë si shembull, për “mbrojtjen burrërore” të votës, bashkë edhe me ftesën që edhe degatet e kongresit të shndërrohen në “roje vote”, sepse sipas Edi Ramës, burrat nuk e bëjnë këtë...
Foli edhe për të përndjekurit dhe grevën e tyre, duke i ftuar të vazhdojnë të flenë në ujë, pasi s’ka ndërmend t’u japë asnjë lek... maksimumi, ndonjë fletë-lavdërimi. Sigurisht duke ju premtuar edhe “dinjitet”.
Këtë ju premtoi  edhe grave të PS-së dje..., të vazhdojnë të shohin ëndrra me sy hapur... Ndonjë premtim tjetër, nuk mbahet mend nga fjalimi i djeshëm i Edi Ramës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›