E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama i përgjigjet Berishës: Bufi i greko-romakëve s’ka lidhje me “bufin e kënetës” që u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi


TIRANË, 29 /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, i është përgjigjur me ironi kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha në lidhje me “bufin”, për të cilin Berisha tha se “është një simbol i mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë e të Romës së Lashtë”.

Nëpërmjet një postimi sot në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Eh eh eh… ai i Greko-Romakëve quhet Bufi i Vogël (Athene noctua) e s’ka asnjë lidhje me kënetën”.

Rama shton se “ky i madhi”, duke iu referuar kryedemokratit, “që u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga llumi i komunizmit në mes të Tiranës, quhet Bufi i Kënetës (Strix varia) prandaj edhe populli “o Buf Kënete!” e përdor si për të thënë “ǒmë rri aty akoma!”.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›