E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama i përgjigjet Metës: Shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë politikës LSI-në!

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj menjëherë presidentit Ilir Meta, pas reagimit të këtij të fundit për largimin e shqiptarëve. Duke e konsideruar një propogandë të shëmtuar zoti Rama bëri thirrje që në 25 prill shqiptarët të largojnë nga politika LSI.

“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›