E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama vizitë dyditore në Turqi me ftesë të Presidentit Erdogan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, thuhet se në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës më 6-7 janar, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›