Rama i përgjigjet komentuesit: Oqeanin e kaloj sa herë të dua, së shpejti surprizë e këndshme për ty dhe “kënetën”

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, nga panairi ITB Berlin 2025, panairi më i madh global i turizmit, në rubrikën “Sy m’sy” iu përgjigj komentuesve në rrjetet sociale.
Një prej tyre pyeti kryeministrin Rama: “A do ta kalonin Oqeanin?”.
Rama iu përgjigj që nuk e ka këtë problem, ndërsa pa zbuluar shumë detaje tha se shumë shpejt do të ketë një surprizë të këndshme.
“Unë me Oqeanin nuk kam pas problem, por t’i qenke zgjuar në “kënetë” sot. Paske fjetur në “kënetë” dhe zgjuar në kënetë! Unë me Oqeanin nuk kam pasur problem, të jesh i sigurt se e kaloj Oqeanin sa herë të dua. Mos u mërzit, afër, kur ta shikosh që jo do e kaloj, por nuk po flas më shumë, sepse do të bëj një surprizë të këndshme ty dhe “kënetës” bashkë”, tha Rama.
/r.e/a.f/