Kumbaro: Mbi 100 operatorë në Panairin e Berlinit

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nga Berlini tha sot se janë mbi 100 operatorë shqiptarë në fushën e turizmit që po prezantojnë paketat e tyre turistike.
Ministrja Kumbaro, gjatë hapësirës “Sy m’sy”, që kryeministri Rama zhvilloi drejtpërdrejt nga stenda shqiptare në Berlin, tha se Shqipëria u prezantuan denjësisht në panairin më të madh në botë në fushën e turizmit.
“Janë mbi 100 operatorë që po prezantojnë të gjitha paketat, itineraret, nuk është punë e lehtë. Fjala që na ka bashkuar të gjithëve është dinjiteti. Prezantimi nga shteti shqiptar me dinjitet, prezantimi i ofertës kulturore me dinjitet. E kishim të nevojshme ta tregonim, por dhe ta konfirmonim. I gjithë ekipi shqiptar po shfaqet në mënyrë dinjitoze në këtë panair”, tha Kumbaro.
/a.f/r.e/