E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ironizon Bashën dhe Berishën: PD si një zog krenar me dy koka që përpëlitet, por jo shqiponjë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend, se tashmë është e konfirmuar se Partia Demokratike është e përçarë, duke komentuar luftën e brendshme mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Teksa po fliste  “për projektligjin për buxhetin e vitit 2022”, kryeministri tha se PD është kthyer në një zog me dy koka, që po përpëlitet, por që nuk do të arrije kurrë të kthehet në një shqiponjë.

“Borxhi që ju u latë shqiptarëve ishte 74% dhe nuk kishte as tërmet e as pandemi në mes. Është për t’u admiruar guximi juaj, pasi harroni se ju nuk keni ardhur nga hëna. Ju keni qenë këtu. Ju keni qeverisur.  Nuk ka bankë që të jep borxh nëse ti nuk provon se je në gjendje të lash borxhin.

Ju harroni se nuk keni ardhur nga hëna dhe as nuk keni ardhur në Shqipëri ditën që nisi kjo legjislaturë, ju keni qenë këtu, protagonistët e qeverisjes i keni këtu në të dyja krerët e zogut që përpëlitet se tani është e formalizuar që PD është një zog 2 krenar që përpëlitet, por jo shqiponjë, nuk e di se kujt do i ngjaj në fund, por jo shqiponjës”, tha Rama.

Kryeministri tha në foltoren e parlamentit se PD e la borxhin publik 74%, ndërkohë që nuk kishte as epidemi dhe as tërmet.

Shefi i maxhorancës pohoi se është e vërtetë se sot borxhi është më i lartë se 74%, por ka një pse. Sipas tij, pse-ja lidhet me faktin që kur socialistët e gjetën 74% e ulën në 63 % dhe në momentin kur flasim sot kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rënda që kanë krijuar nevojën imediate për të marrë borxh, tërmeti dhe pandemia.

“Ndoqa me shumë interes fjalën e z. Media dhe jam dakord me të që më e mira do ishte që ky vend, ky shtet në çështje të një rëndësie madhore të fliste me një gjuhë. Arsyet pse nuk kemi arritur në këtë ndonjëherë nuk ka nevojë t’i shtjellojmë sepse patjetër që të gjithë kanë një listë arsye të ndryshme. Por duke qenë se këtu dua të them dy fjalë për aktin normativ nuk po zgjatem në këtë pikë, por nëse z. Mediu merr një nismë për të organizuar një tryezë të përbashkët të PD-së ku dhe ai bën pjesë dhe të PS-së unë garantoj që do marr pjesë pa kërkuar as kush do vijë, as kush nuk do vijë. Do ishte nismë e vyer.

Nga ana tjetër disa gjëra të thjeshta sepse nga sa munda të dëgjoj ka një keqkuptim sh të madh lidhur me aktin normativ dhe vetë eurobondin. Eurobondi nuk është një borxh i radhës, është një mekanizëm financimi me likuiditet i vetë borxhit. Nuk është marrim borxh të lajmë borxhin, por është një mekanizëm që na jep mundësi të përballojmë rritjen e shpenzimeve dhe të përballojmë edhe të gjithë procesin e financimit të borxheve të marra në shumë vite, të gjitha së bashku. Këtu u fol, ça nuk u tha, po e vërteta është që kur përsërisni atë borxhin 80%, borxhin më të lartë në histori, duke u përpjekur t’i thoni njerëzve që këtu ka vetëm marrje borxhi dhe ka një situatë që ka dalë jashtë kontrolli, kujtohuni pak se nuk ka qenë 100 vjet përpara, as 15 vjet përpara dhe nuk kane qenë të tjerë, kanë qenë ata që diktojnë linjën e fjalimeve të opozitës së sotme në pushtet dhe borxhi kur ne kemi marrë detyrën ka qenë 74%.

Sot është e vërtetë, është më e lartë se 74%, por ka një pse. pse ja lidhet me faktin që kur ne atë 74% e ulëm në 63 % dhe në momentin kur flasim sot kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rënda që kanë krijuar nevojën imediate për të marrë borxh, tërmeti dhe pandemia. Borxhi që ju i latë shqiptarëve dhe Shqipërisë kur ata ju larguan nga detyra ishte 74% dhe s’kishte as pandemi, as tërmet, por qoftë tërmeti, qoftë epidemia ishin e një forme tjetër“, tha kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›