E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha “non grata”, Basha: Nuk bëhemi avokatë të askujt!

Kreu i PD, Lulzim Basha, tha në një konferencë për mediat, se PD nuk do të bëhet avokate e askujt, pasi u pyet nga gazetarët për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Pas takimit me kongresmenët amerikanë në selinë e PD, kryedemokrati konfirmoi ndarjen përfundimtare me Sali Berishën. I pyetur nga gazetarëtm, nëse i ka kërkuar kongresmenëve informacione shtesë për shpalljen non-grata të Berishës, Basha tha se PD nuk do bëhet avokate personale e askujt.

“Prania kaq e lartë e anëtarëve, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të folur për prioritetet tona, që është ndarja nga e shkuara, nga korrupsioni që vijon të varfërojë shqiptarët dhe po zbraz vendin nga të aftët. Detyra ime ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi themelor të Shqipërisë, ti jepja zë prioriteteve. PD dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokat personal të askujt, duke filluar nga unë. Do të jemi avokatë për hallet e shqiptarëve. Jam siguruar nga ata se ne do kemi mbështetje të senatit dhe kongresit”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se në fokus të diskutimeve me kongresmenët amerikanë ishte vettingu i politikanave dhe situate në Shqipëri. Basha kritikoi edhe organet e reja të drejtësisë, të cilat, sipas tij, nuk kanë arrestuar asnjë politikan dhe asnjë bos krimi.

“Përfaqësuesit e lartë, me një delegacion të kryesuar nga senatorja republikane, së bashku me zyrtarë të lartë vizituan PD-në dhe na dhanë mundësinë për të folur mbi gjendjen në Shqipëri dhe rajon. Ata shfaqen interes të veçantë mbi vetingun e politikanëve dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. I gjithë rajoni sot po përjeton nevojën e ngutshme për të rikthyer shoqeritë në shinat e legjitimitetit demokratik.  Reforma në drejtësi nuk ka dënuar asnjë politikan dhe asnjë bos të krimit. Ndaj vetingu i politikanëve ishte në fokur të bisedës dhe interesit të thellë me anëtarët e Kongresit dhe Senatit. Ishte delegacion bipartizian, ndonëse me dominancë e Republikanëve, simotra e DP-së. Është e rëndësishme që ne u pamë sy më sy mbi shqetësimet dhe prioritetet kryesore të PD-së”, tha lideri i PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›