E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama ironizon Berishën: Ia çoroditi Luli ushtarët bufit plak

TIRANË, 22 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ironizoi sërish sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Rama publikoi në rrjetet sociale një video me dy bufë, ku dëgjohen disa deklarata të kreut të PD-së.

“Ia çoroditi Luli ushtarët bufit plak, e gjeti belaja”, shkruan Rama krahas videos.

Sipas Berishës, replikat në distancë mes Ramës e Bashës synojnë të tërheqin vëmendjen nga mungesa e alternativës.

Më herët sot, Kryeministri siguroi se PS e ka programin jo vetëm elektoral si ata që nuk kanë gjë në dorë, por e ka qeverisës, fushë për fushë, kategori për kategori sociale dhe do ta publikojë kur të vijë dita e planifikuar.

/m.m/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›