E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spiropali me ish-Presidentin Moisiu: Bëjmë realitet muzeun “Aleksandër Moisiu”

TIRANË, 22 mars /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua sot në Kavajë me ish Presidentin Alfred Moisiu.

Teksa ka ndarë disa foto me ish-presidentin, Spiropali shkruan se do të bëjmë realitet kërkesën e ish-presidentit për ngritjen e një muzeu në Kavajë në nder të artistit të madh “Aleksandër Mosiu”.

“Në Kavajën bujare e krenare, një kafe me të urtin, Presidentin Alfred Moisiu, figurë emblematike dhe të respektuar, jo vetëm për qytetin, por për mbarë Shqipërinë”, shkruan Spiropali.

“Në vitin e Aleksandër Moisiut, artistit të madh që lidh kulturën shqiptare me atë austriake dhe botërore, do të bëjmë realitet kërkesën e Presidentit Moisiu për ngritjen e një muzeu në Kavajë, qytetin e origjinës së këtij artisti, për të nderuar jetën dhe krijimtarinë e tij”, shkruan Spiropali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›