Rama: Vota për mua dhe PS, çelësi për të hapur derën e BE

TIRANË, 22 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka ftuar qytetarët që të votojnë numrin 5 në fletën e votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kreu i qeverisë teksa ka publikuar foton e një dore, thekson se “vota për mua dhe PS është çelësi për të hapur derën e Bashkimit Europian”.
Gjatë takimeve me kandidatët për deputetë kryesosicalisti ka nënvizuar rëndësinë për zgjedhjet e 11 majit për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Sipas Ramës ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të sigurt për qytetarët shqiptarë, përfshirë mundësinë për të marrë pasaportën europiane për veten dhe familjen e tyre.
Rama ka bërë thirrje që votuesit të përqendrohen tek kjo perspektivë, pa u ndikuar nga preferencat politike majtas apo djathtas.
/a.f/