E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ironizon Berishën për kontratën e lobimit: Kur balta e rrjedhur nga këneta dhe rrjedhja nga mendja bëhen bashkë

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ironizuar sot kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Rama ka publikuar një videomontazh ku në sfond shfaqet një buf dhe dëgjohet zëri i kreut të opozitës, Berisha duke folur për kontratën e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kur balta e rrjedhur nga këneta dhe rrjedhja nga mendja bëhen bashkë… (atëherë kush shkon pas asaj rrjedhe i bie ndesh vetes, shtëpisë dhe vendit të vet!)” shkruan Rama.

Rama në video ka publikuar edhe kontratën e lobimit të PD-së në SHBA.

Pak ditë më parë Rama u shpreh se “janë mbledhur disa patriotë, që nuk e dimë kush janë, nuk dihet kush janë, sepse nuk janë në fakt për hir të së vërtetës edhe kanë grumbulluar 6 milionë dollarë për të pastruar damkën nga balli i “bufit të kënetës” damkën e Shteteve të Bashkuara për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë”.

/k.s/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›