E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Ata ishin 5 dhe Gjirokastra ishte yll

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot takimin elektoral përmbyllës për qarkun e Gjirokastrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi ku shfaqet me pesë të rinj që bashkojnë duart bashkë me Kryeministrin.

“Ata ishin pesë. Dhe Gjirokastra ishte yll”, shkruan Rama duke iu referuar numrit 5 që mban Partia Socialiste në fletën e votimit.

Më herët në takimin përmbyllës me mbështetësit e PS-së në qarkun e Gjirokastrës, Rama theksoi rëndësinë e veçantë të zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa njerëzit duhet të kuptojnë rëndësinë e përmasës që ka votë këtë herë.

Sipas kreut të qeverisë, “qytetarët shqiptarë duhet që në 11 maj t’i kapërcejmë ngjyrat e fanellave politike dhe të votojnë të gjithë së bashku për ata që pararendën dhe për të gjithë fëmijët që nuk e kanë të drejtën e votës akoma, por janë të parët përfitues të drejtpërdrejtë të një vote që do të shkojë për shpresën e madhe të Shqipërisë në BE dhe jo për një politikan të pashpresë në kënetë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›