Rama ironizon deklaratat e Berishës: Bufi në rrjedhje të lirë

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ironizoi sërish sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Bufi në rrjedhje të lir녔, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me buf, ku dëgjohen deklaratat e kreut të PD-së sipas së cilit “projekti i Edi Ramës është Shqipëra pa opozitë”.
Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.
/m.m//a.f/