E Martë, 3 Nëntor 2026

STRASBURG – Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve publike

STRASBURG, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetë janë shpallur fajtorë për shpërdorim të fondeve publike.

Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetë janë shpallur fajtorë për përvetësim në gjyqin e Parlamentit Evropian në Strasburg.

Prokuroria kërkoi 5 vite, 3 prej të cilave të pezulluara, dhe papranueshmëri me efekt të menjëhershëm, pa pritur shkallët e ardhshme të gjykimit.

Gjykata e Parisit beson se çështja arriti në një mashtrim prej 2.9 milionë euro për taksapaguesit evropian, “duke e detyruar Parlamentin Evropian të paguajë njerëzit që në fakt kanë punuar për partinë në nivel kombëtar dhe jo në nivel të BE-së”.

Menjëherë pas hapjes së seancës, sot në mëngjes në orën 10:20, gjykata e Parisit shpalli fajtorë 9 eurodeputetë të RN për përvetësim, duke përfshirë Le Pen, e cila luan sot të ardhmen e saj politike.

Dymbëdhjetë ish-asistentët e parlamentit të pranishëm në gjykatë u shpallën gjithashtu fajtorë për marrjen e mallrave të vjedhura.

Në sallën e gjyqit të gjykatës së Parisit, Marine Le Pen, e veshur në blu, ulet në rreshtin e parë, pranë ish-partnerit të saj dhe nënkryetarit të partisë, Louis Aliot. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›