E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit, PS hap zyrtarisht fushatën në 12 prill nga sheshi “Skënderbej”

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Partia Socialiste do të hapë zyrtarisht në 12 prill fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në një takim festiv në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste.

Rama informoi se takimi me mbështetës nga 12 qarqe të vendit do të bëhet mesditën e të shtunës.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin ‘Skënderbej’ për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, u shpreh Rama.

Ndërkohë Partia Demokratike ka njoftuar se do të hapë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në 11 prill në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›