Rama ironizon kandidatin e opozitës për deputet: Thellohet programi madhështor

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ironizoi sot programin e aleancës “Për Shqipërinë Madhështore.
Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet kandidati për deputet nga radhët e opozitës Klevis Balliu i cili dëgjohet të thotë se “ne kemi një program për të gjitha gjërat që t’i nuk i ke bërë në 12 vite”. Bashkangjitur me fjalët e kandidatit për deputet dëgjohen të qeshura në sfond, ndërsa në fund shfaqet “bufi”, siç e portretizon kryeministri Rama, kreun e PD, Sali Berisha, i cili thotë “deputeti iku nga lista”.
“Thellohet programi madhështor por… ndiqeni deri në fund”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Pak ditë më parë Balliu shprehej se me programin e PD-së pas 11 majit tavolinat e shqiptarëve do të mbushen plot.
/a.f/