E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ironizon programin e PD-së: Sallatë fjalësh madhështore


TIRANË, 1 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa prezanton programin elektoral për ekonominë.

“Bufi, sallatë fjalësh madhështore…”, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me bufë, ku dëgjohen deklaratat e kreut të PD-së Sali Berisha që flet për ulje taksash dhe ulje të ndjeshme të çmimit të energjisë dhe të naftës.

Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.

/m.m//r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›