Rama ironizon rikandidimin e Fullanit

E merkure 26 Tetor 2011 1548
EDI RAMAKryetari i Partise Socialiste Edi Rama komenton ne Twitter rikandidimin per nje tjeter mandat te guvernatorit te Bankes se Shqiperise Ardian Fullani bere publik nga kryeministri Berisha ne mbledhjen e qeverise.
Ekonomia ne rrokullime Guvernatori ne ngjitje shenje e sigurt e rritjes se rreziqeve qe paralajmeroi FMN-ja. Ky eshte komenti i shkurter i kreut te opozites lidhur me nje rikonfirmim te mundshem te Fullanit ne drejtimin e Bankes qendrore. Kryesocialisti ka ironizuar ne kete menyre kandidaturen e Fullanit duke sjelle ne vemendje paralajmerimet e Fondit Monetar Nderkombetar se Shqiperia dhe sistemi i saj bankar rrezikohen nga kriza ne vendet fqinje si Greqia apo dhe Italia. Vete z. Fullani vetem nje dite para se kryeministri ta shpallte publikisht favorit per perseritjen e mandatit u pa te shoqerohej ne pritjen e fondit shqiptaro-amerikan me kryetarin e Bashkise Lulzim Rama e disa caste me pas edhe me kryeministrin Berisha. Kjo eshte e disata here qe kryetari i PS Edi Rama zgjedh kete forme komunikimi jozyrtar per te reaguar e ironizuar ne kohe reale per zhvillimet ne vend.