Pazaret me kreret e qarqeve
E merkure 26 Tetor 2011 1659
Ferdindand Poni
Aleanca per te Ardhmen e cila fitoi me nje diference te dukshme zgjedhjet ne qarkun e vlores e humbi kryetarin e qarkut. Epersia numerike ne anetare u zhvleresua krejt papritur per shkak te pazarit te votave. Deputeti i Vlores Fatmir Toci thote se pushteti ia doli te blinte anetaret e opozites permes disa skemave korruptive. Opozita humbi per arsye shume te ngjashme edhe ne berat nje qark i fituar nga te majtet ne 8 maj. Sipas deputetit Marko Bello kjo u realizua permes disa drejtuesve te komunave socialiste te shnderruar brenda dites ne bashkepunetore te pushtetit. Ne fund te konstituimit te zgjedhjeve ne 12 qarqet ne vend opozita ka humbur vota ne 7 prej njesive vendore. Edhe aty ku mazhoranca ishte ne shumice serish koalicioni Aleanca per te Ardhmen pesoi rrjedhje votash. I vetmi qark i fituar nga PS eshte Gjirokastra pasi mandati i kreut te keshillit te qarkut ne Fier do te zgjidhet ne gjykate. Perfaqesuesi i qeverise ne pushtetin lokal Ferdindand Poni thote per Vizion Plus se nuk ka patur asnje presion apo blerje votash nga shumica. Ndersa Petro koci qe drejton formacionin PSV91 parti aleate ne opozite e komenton kete pazar politik si mungese morali. I vetmi keshilltar i PSV 91 ne Tirane Enver Reci theu vendimin politik duke marre pjese ne votimin e kreut te qarkut. Per analistin Roland Lami ne nje shoqeri pa rregulla dhe gare sic eshte Shqiperia menyra per te ecur para permes metodave te tilla enderrohet nga shume prej atyre qe merren me politike. Partia Demokratike doli e dyta ne zgjedhjet vendore me 14 pas Partise Socialiste por si koalicion Aleanca per Qytetarin arriti te fitonte me shume njesi vendore se Aleanca per te Ardhmen.