E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ gjobitet me 300 milion lekë nga METE

Operatori për shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri CEZ është gjobitur nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me 300 milionë lekë të vjetra.

Vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë ka ardhur pas futjes së mjeteve matëse të paverifikuar përpara përdorimit dhe moszbatimit të ligjit për bashkëvulosjen e morseterisë së aparatit matës.

METE ka paralajmëruar se nëse CEZ nuk merr masa të shpejta dhe të menjëhershme për zbatimin e ligjit, penalizimet do jenë edhe më të forta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›