“Rama ishte i tmerruar nga emri i Sali Berishës”, ish-kryeministri nuk pranon humbjen, i bën thirrje shqiptarëve: Kishte blerje masive votash, jeni të ftuar të...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka vlerësuar raportin paraprak të OSBE-ODIHR, të cilët thanë se zgjedhjet e 14 Majit kryesisht ishin paqësore, mirëpo nuk munguan as ndërhyrjet partiake.
Sipas Berishës ndonëse ky raport është paraprak vë gishtin në problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve, duke filluar nga blerja e votave deri te ndërhyrja në vullnetin e qytetarëve.
Duke mos pranuar humbjen Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka manipuluar zgjedhjet dhe ka blerë në mënyrë masive votat. Një apel Berisha e ka edhe për qytetarët shqiptarë për të cilët thotë që të qëndrojnë në vendin e tyre për të rivendosur me çdo kusht lirinë e votës.
"Të gjitha këto janë dy konkluzione kryesore, e para Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve, e dyta janë një apel, për mbarë popullin opozitar për çdo shqiptar që beson se shteti ligjor se barazia para ligjit, se liritë e të drejtat e tjera të qytetarit funksionojnë vetëm në rast se shqoëria voton e lirë. Të gjithë ata të cilët shohin vendin e tyre të shkretëtohet me shpejtësi, të gjithë ata të dëshpëruar nga kjo maskaradë zgjedhore po bëjnë gati valixhet të ikin nga Shqipëria janë të ftuar të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me çdo kusht të drejtën e votës së lirë. PD ka në disponim me qindra fakte dhe dokumenta me të cilat Edi Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultati ne zgjedhjeve”. tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Si farsa elektorale si më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës po kundërmon çdo ditë edhe më shumë. Me këtë rast unë vlerësoj raportin e OSBE-ODIHR të autoriteteve lokale dhe deklaratën e përfaqësuese të PE të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë.
Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve ku me presione të të gjitha llojeve Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit. Raporti paraprak ndonëse është paraprak dhe jo përfundimtar ven gishtin nga problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve duke filluar nga makineria shtetërore elektorale si një përbindësh shaktërrimtar i procesit zgjedhor, si një akt që krijon pabarëzinë më të madhe, ndalet në të gjithë format antiligjore të ndërhyrjes në vullnetin e qytetarëve shqiptarë nga qeveria nënvizon blerjen masive të votësh, gjer dhe presione të tjera të administratës mafioze më e pranishme se kurrrë në qendrat e votimit dhe procesin e votimit.
Përpjekjet për të shkëputur ndonjë gjysëm fraze nga përfaqësuesit e nderuar të institucioneve më prestigjoze të vëzhgimit të zgjedhjeve në Europë, OSBE ODIHR, Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale dhe PE, dështuan. Siç e patë vet ata refuzuan të nxirrnin nga goja çdo cilësor që u kërkua nga mediat e Edi Ramës për ta tundur si flamur të këtyre zgjedhjeve më të manipuluarat, më të rrënuarat ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.
Në këtë kontekst, populli opozitar pa si në dritën e diellit përpjekjet e narkoshtetit për të asgjesuar opozitën e vërtetë si pjesëmarrëse në zgjedhje, ajo jo vetëm i konfiskoi vulën, jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin në ligj dhe kushtetuë por kaloi në aktin më absurd të mohimit të së drejtës së koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vet dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës nuk lejoi regjistrimin e tij në listë.
Një aleancë krimi në nivel politik dhe nivel nëntokësor apo terreni u demonstrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Trinomi Rama Doshi Brava, ishte shëmtia më e madhe me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor. Siç konstaton me të drejtë, me shumë të drejtë, raporti i vëzhguesve blerja e votës ishte një akt pra masiv dhe i shëmtuar. Mungesa e komisionerëve dhe numëruesve të opozitës së vërtetë të koalicionit Bashkë Fitojmë që kishte 61 kandidatë ishte një akt tjetër pabarëzie të madhe, dhuna terrori ndaj eksponentëve të opozitës është përdorur gjer në pengmarrje të tyre.
Të gjitha këto janë dy konkluzione kryesore, e para Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve, e dyta janë një apel, për mbarë popullin opozitar për çdo shqiptar që beson se shteti ligjor se barazia para ligjit, se liritë e të drejtat e tjera të qytetarit funksionojnë vetëm në rast se shqoëria voton e lirë. Të gjithë ata të cilët shohin vendin e tyre të shkretëtohet me shpejtësi, të gjithë ata të dëshpëruar nga kjo maskaradë zgjedhore po bëjnë gati valixhet të ikin nga Shqipëria janë të ftuar të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me çdo kusht të drejtën e votës së lirë. PD ka në disponim me qindra fakte dhe dokumenta me të cilat Edi Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultati ne zgjedhjeve.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
