Pas karriges të kryetarit, socialistët i marrin Berishës në Shkodër edhe Këshillat Bashkiakë, si janë ndarë mandatet në disa Bashki të vendit
Pas përfundimit të numërimit të votave në bashkitë e vendit ku tashmë janë shpallur fitues kryebashkiakët e rinj, vijon puna për numërimin e votave për Këshillin Bashkiak. “Kalaja e demokratëve”, Shkodra, u përmbys pas 33 vitesh nga Benet Beci i cili arriti të fitonte bindshëm përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.
Por, si duket socialistët përveç kolltukut të kryebashkiakut i kanë marrë demokratëve edhe mandatet e Këshillave Bashkiakë. Sipas rezultateve të publikuara deri më tani nga KQZ rezulton që PS ka marrë 18 mandate pra 31.79% të votave, ndërsa koalicionit “Bashkë Fitojmë” 23.31%, 13 mandate, të ndjekur nga Partia Socialdemokrate të cilët deri më tani kanë siguruar 12 mandate, Partia Demokratike 10.06% të votave, pra 5 mandate, Partia Lëvizja e Legalitetit 1 mandat dhe Aleanca Liberale e Djathtë po ashtu 1 mandat.
Ndërkoë, në Poliçan ka përfunduar procesi i numërimti të votave për Këshillat Bashkiake ku edhe këtu socialsitët kryesojnë. Partia Socialiste ka marrë 13 mandate, 71.08% të votave, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 1 mandat, 10.03% të votave dhe Partia Demokratike po ashtu një mandat.
Numërimi ka përfunduar edhe në Bashkinë Dropull. Ku edhe këtu Partia Soclaiste ka korrur sukes me 64.36 % duke siguruar 15 mandate. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar 13.60 % duke siguruar vetëm 3 mandate.
Në Këlcyrë ka përfunduar numërimi. Qytetarët i kanë besuar PS-së për Këshillat Bashkiakë në Këlcyrë 14 % duke u siguruar 3 mandate, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka mundur të marrë vetëm 5.41 % dhe 1 mandat. Nga 1 mandat kanë marrë edhe PAA, PR, Aleanca Liberale e Djthtë, PSD, PD, LZHK, PDIU, AD, LRE, ADK dhe Ardhmërija Shqiptare.
Ne Tepelënë Partia Socialiste ka marrë 11 mandate me 54.94% të votave, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 1 mandat, gjithashtu edhe Partia Socialdemokrate dhe Partia Republikane Shqiptare kanë marrë secila ka një mandat.
Procesi i numërimit të votave është mbyllur edhe në Skrapar ku Partia Socialiste ka mundur të sigurojë 6 mandate, të ndjekur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” të cilët kanë marrë 30.23% të votave dhe kanë mundur të fitojnë 5 mandate, ndërsa Partia Republikane Shqiptare dhe ajo Socialdemokrate kanë marrë nga një mandat secila.
Ndërsa në Libohovë PS ka fituar 47.23 % të votave ndërsa BF me 26.85 % duke siguruar 5 mandate. PD merr 2 mandate me 11.09% të votave.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
